Agim Bahtiri në tubimin e LVV-së

Bahtiri i bashkohet Albin Kurtit në tubimin kundër Qeverisë Haradinaj

Megjithëse i takon partisë përbërëse të koalicionit qeverisës, Kryetari i Mitrovicës i është bashkuar një tubimi që kundërshton qeverinë.

Me parullën “Panhajnia”, Lëvizja Vetëvendosje po organizon tubime nëpër qytetet e Kosovës.

“I përshëndes njerëzit e shpirtit tim siç është Albini. Vështirësitë për të qenë në krye të vendit po i shohim bashkarisht, bëhen bashkë për të mposhtur ata që e dojnë këtë vend. Le të bëhemi të gjithë bashkë për ata njerëz që e dojnë këtë vend.Agim Bahtiri nuk njeh parti kur është në çështje kombi”, tha  ai.

Në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se Bashkimi i Mitrovicës është i domosdoshëm.

“Mitrovica kërkon bashkim, Trepça kërkon zhvillimMitrovica më shumë se asnjë vend tjetër e ka vuajtur ndarjen e diskrimin politik dhe shkatërrimin e diskrimin ekonomik. Qyteti sot është ndarë, si pasojë e dialogut që synim e ka pasur copëtimin e Kosovës. Ndërsa në Trepçë, në thesarin e Kosovës, prej se jemi çliruar, nuk është investuar”, thuhet në njoftim.

LVV ka mbajtur tubime të tilla edhe në Vushtrri dhe Podujevë.