Arrestohen në flagrancë dy persona në Prizren, iu gjendet kokainë

Dy persona janë arrestuar sot në Prizren nën dyshimin për shitblerje të narkotikëve.

Tek të njëjtit Policia ka njoftuar se është gjetur substancë narkotike të dyshuar për “Kokainë”, 79.69 gram, që kap vlerën e tregut rreth 7 mijë euro.

Sipas njoftimit, i dyshuari A. E., është arrestuar derisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij në rrugën “William Voker” në Prizren.

“Gjatë kontrollit, tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar dy qese najloni të mbushura më substancë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë” me peshë 2.55 gram , dhe është sekuestruar automjeti pronë e tij”- ka njoftuar Policia.

Ndërsa, i dyshuari i dytë B. E., është arrestuar në shtëpinë e tij.

Policia ka njoftuar se pas kontrollit në tri lokacione, tek të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:

– 45 qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë” me peshë 23.04 gr;

– 3 qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë” me peshë 52.34 gr;

– 1 qese najloni e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë” me peshe 1.76 gr;

– 1 automjet ngjyrë të bardhë;

– 2 telefona mobil;

– 1 peshore digjitale;

– Të holla cash 1140 euro;

– 40 franga Zvicerrane;

– 1 DVR;

– 1 shtëpizë e kompjuterit ngjyrë e zeze;

Në njoftim thuhet se me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se për disa muaj rresht ka aplikuar masat e veçanta hetimore, në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”