Ish ambasadori amerikan mirëpret interesimin e Joe Biden për Kosovën

Ish ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie e ka mirëpritur interesimin e kandidatit për president Joe Biden, për çështjen e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, Delawie ka thënë se ndihet i gëzuar të shohë Bidenin t’i kthehet çështjes së Kosovës, bazuar në interesat e SHBA-ve në Ballkan.

“Ky dokument politik ka kuptim të përsosur. I gëzuar për të parë Joe Biden të kthehet në një politikë të ekuilibruar të Kosovës, bazuar në interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-ve në Ballkan”, ka shkruar Delawie.

Ditë më parë u publikua një dokument i programit të Joe Biden, ku flitej për Shqipërinë dhe Kosovën.

Aty flitej për pjesëmarrjen ndër vite të Joe Biden për Kosovën dhe planin e tij si president për të zgjidhur dialogun Kosovë – Serbi.