Ambasadori amerikan, Greg Delawie - Foto: KALLXO.com

Delawie e krahason situatën në Amerikë me Kosovën dikur

Ish ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, situatën e krijuar në Kongresin Amerikan e ka krahasuar me atë në Kosovë.

Ai ka kujtuar fillimet e punës së tij në Kosovë, kur Lëvizja Vetëvendosje hidhte gaz lotsjellës në seancat e Kuvendit.

“Ngjarja e sotme në Capitol Hill më kujton muajt e mi të parë në Kosovë,  në vitin 2015 kur disa politikanë hodhën gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit për t’i bllokuar deputetët.Ashtu si sot, politikanët ishin të gatshëm ta japin demokracinë për ta arritur pushtetin. “, ka shkruar Delawie në Twitter.

Ai tutje ka thënë se Kosova ka arritur ra ruajë demokracionë duke  e pasur model SHBA-në, megjithatë e ka vënë në pikëpytje se a do të kenë model tash e tutje shtetet e tjera.

“Demokracia e Kosovës mbijetoi. Kosovarët kanë synuar që shteti i tyre të jetë si SHBA-ja. Me kryengritjen e sotme, të inspiruar nga Trumpi, a do të na kenë model shtetet e tjera? Ndoshta, pasi përpjekja eshtë mposhtur. Megjithatë, unë dyshoj”, ka vazhduar tutje Delawie./RTV21/.