Ish-ambasadori amerikan Delawie përmend vizitën e Joe Biden në Kosovë

Ish-ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka mbështetur kandidatin për presidentit të Amerikës, Joe Biden.

Në një postim në Twitter, Delawie ka përmendur edhe vizitën e Biden në Kosovë, në kohën kur ai ishte ambasdor.

“Që nga pensionimi im nga Shërbimi i Jashtëm, unë kam mbështetur Politikën e Jashtme për Amerikën, një grup kushtuar një roli të fortë, parimor amerikan në botë. Jam shumë i lumtur që e shoh duke e aprovuar Joe Biden, një drejtues i vërtetë që pata privilegjin ta takoja gjatë vizitës së tij në Kosovë në vitin 2016”, ka shkruar Delawie.

Delawie ka përfunduar misionin diplomatik në Kosovë në vitin 2018 dhe pas tij erdhi, Philip S. Kosnett.

Kurse, Joe Biden kishte vizituar Kosovën me 16 gusht të vitit 2016 sa ishtë zëvendëspresident i ShBA-së.

Biden Mbërrin në Kosovë (Video)

wwww.kallxo.com