Temperaturat gjatë javës në Kosovë

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës bën të ditur se në pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira, diell dhe reshje shiu.

Siç bëhet e ditur, reshje shiu parashihet të ketë ditën e martë dhe të enjte, kurse vikendi paraqitet me reshje më të theksuara shiu. “Në fushat termike pritet të ketë sërish rritje.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të ketë luhatje, por duke i ruajtur vlerat e normales”, bën të ditur IHMK.

Ndërsa, do të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-8m/s.