Vetura elektrike nga Kina me çmim rreth 10 mijë euro

Për të gjithë ata që janë në kërkim të një veture elektrike me përmasa më të vogla e cila do të jetë ideale për ngasje në qytet dhe e pajisur me motor elektrik dhe çmimi ka një rëndësi të madhe për ta, zgjidhja ideale mbërrin nga Kina.

Javën e kaluar, Chery New Energy prezantoi dy versione të reja të modelit të tyre mini EV Little Ant.

Chery New Energy është një ndarje e kompanisë së automobilave Chery që është plotësisht e fokusuar në automjetet elektrike.

Deri më tani, ata tashmë kanë prezantuar disa modele të e-makinave, dhe tani versioni New Edition i modelit ekzistues Little Ant mini EV po vjen në tregun (kinez).

Është një model me përmasa kompakte, i cili është sërish mjaft i gjerë për 4 persona, ideal për vozitje në qytet dhe turma në rrugë dhe parkingje.

Automjeti është i disponueshëm në një version standard që ka disa konfigurime të ndryshme, në varësi të fuqisë së motorit dhe baterisë, me një distancë prej 251 km deri në 301 km, dhe në një version të nivelit të lartë me një bateri që lejon një gamë më shumë se 400 km.

Për ngasje nëpër qytet është më se e mjaftueshme. Të gjitha versionet e mbështesin karikimin e shpejtë dhe 40 minuta karikim janë të mjaftueshme për ta ngarkuar baterinë deri në 80 për qind. Shpejtësia maksimale është 100 km/h.

Brendësia është mjaft minimaliste. Dominojnë ngjyrat e bardha, blu e hapur dhe e zeza, si dhe ekrani qendror i kontrollit me diagonale 10.1 inç. Me një tarifë shtesë, është e mundur ta zgjidhni opsionin e WeChat të integruar, karikimin me valë dhe telekomandën.

Sa i përket çmimit të konvertuar në euro, ai shkon nga 9,900 deri në 10,500 euro. Tingëllon mirë, por problemi është se, të paktën tani për tani, Little Ant mini EV New Edition do të rezervohet vetëm për tregun kinez.

Nëse automjete të tilla do të jenë të disponueshme në tregun evropian, nuk ka dyshim se do të ishin mjaft të njohura, sepse automjetet elektrike evropiane, kur bëhet fjalë për çmimin, nuk mund të krahasohen me ato kineze shumë më të lira.

Situata në Evropë duhet të përmirësohet, kështu që Citroen së fundi ka prezantuar automjetin e saj elektrik më të lirë deri më tani, e-C3 me një çmim prej më shumë se 23,000 euro, por kanë paralajmëruar edhe një version që do të kushtojë më pak se 20,000 euro. Kompanitë e tjera të automjeteve po punojnë gjithashtu për modele më të lira të automjeteve elektrike, por tani për tani nuk mund të konkurrojnë me kompanitë kineze për sa i përket çmimit./Arena EV

Përgatiti: Nuhi Shala