Norvegji: Popullariteti i Tesla-s e tejkalon atë të VW Beetle me rekord nga viti 1969

Kur bëhet fjalë për elektrifikimin, Norvegjia është disa hapa përpara konkurrencës. Ndërkohë që disa tregje të mëdha synojnë ta ndalojnë shitjen e modeleve të reja me benzinë ​​dhe naftë nga mesi i dekadës së ardhshme, Norvegjia planifikon ta bëjë këtë që në vitin 2025. Me subvencione dhe përfitime të ndryshme, ky vend i ka bërë automjetet elektrike interesante për më shumë njerëz (natyrisht se ndihmon edhe fakti që norvegjezët kanë standarde të larta), kështu që sot, kur mendojnë për blerjen e një automjeti të ri, shumica prej tyre fillimisht mendojnë për një automjet me motor elektrik.

Këtë e vërtetojnë shifrat e shitjeve dhe vitin e kaluar pjesa e automjeteve elektrike arriti në 65 për qind, ku nuk përfshihen hibridet. Kërkesa për automjete elektrike këtë vit është edhe më e madhe, duke arritur në 80 për qind, ose gati 90 nëse përfshijmë automjetet hibride.

Kërkesa më e madhe në Norvegji është për Tesla-n, pra modelin e tyre Y. Se sa e njohur është ai automjet, më së miri e tregon fakti se e ka thyer rekordin për numrin e njësive të shitura, që mbahej nga legjendarja Volkswagen që nga viti 1969. Gjegjësisht, në atë kohë në Norvegji janë shitur 16.709 modele Beetle, ndërsa deri më tani në Norvegji janë shitur 16.748 modele Model Y. Deri në fund të vitit ky numër duhet t’i afrohet 18.000, dhe pyetja është se sa kohw do të jetë vetura e Teslës mbajtës rekord për numrin e automjeteve të shitura gjatë një viti.

Sa i përket modeleve të tjera, i dyti më i shitur është Volkswagen ID.4, i cili gjithashtu është shumë i kërkuar (më shumë se 11,000), i ndjekur nga Škoda me modelin Enyaq iV dhe, natyrisht, të dy këto modele kanë motorë elektrikë./Electrek