Sony vjen me plane të mëdha për lojëra në realitetin virtual

Kompania japoneze Sony planifikon ta lansojë një gjeneratë të re të pajisjeve të lojërave – syzet e modifikuara të realitetit virtual. Siç u tha në konferencën për investitorët, Sony ka plane të mëdha për PlayStation VR2 edhe pse ende nuk dihet se kur do të dalë në treg ajo pajisje.

Gjithashtu u zbulua se në momentin e lansimit, të paktën 20 lojëra “kryesore” do të jenë të disponueshme për këtë pajisje, përfshirë ato që luhen në vetën e parë dhe të tretë.

Deri më tani, janë konfirmuar vetëm disa lojëra që duhet të jenë të disponueshme dhe të përshtatura për realitetin virtual, mes tyre Horizon: Call of the Mountain, Among Us VR dhe Firament.

PlayStation VR2 duhet të pajiset me një kontrollues të ri VR2 Sense dhe një ekran 2000 x 2040 pixel për secilin sy, i cili duhet t’i sigurojë përdoruesit një hapësirë të gjerë shikimi, si dhe do të ketë mbështetje për 4K HDR.

Nuk është e sigurt nëse Sony do t’i përmendë ato lojëra, apo do ta shfaqë ndonjë lojë, por është e qartë se kompania është gati ta zhvendosë më shumë vëmendjen e saj drejt softuerit të kufjeve të reja/Engadget