Në Irlandë, kabinat telefonike po zëvendësohen me karikues për automjetet elektrike

Sot, kur jeta jonë pa telefona inteligjentë është bërë e paimagjinueshme dhe industria e automjeteve po kalon një revolucion të madh, është e vështirë të imagjinohet se si vetëm 25 vjet më parë shumica e njerëzve nuk kishin as telefona celularë, ndërsa elektrifikimi dukej si një vizion që mund të ishte realizuar në të ardhmen e largët.

Nëse dëshironit të bëni një telefonatë në fund të viteve nëntëdhjetë, dhe nuk ishit në shtëpi ose në zyrë, mund të ndaleshit në zyrën postare dhe ta bënit një telefonatë prej andej ose të bënit një telefonatë nga një nga telefonat publikë që kanë qenë tëe vendosur nëpër qytete. Por me avancimin e teknologjisë, situata ka ndryshuar në mënyrë drastike në një kohë mjaft të shkurtër. Kabinat telefonike tashmë pothuajse janë bërë pjesë e historisë, dhe është veçanërisht domethënëse ajo që po ndodh me ato që janë ende të instaluara në Irlandë, pra në vendet ku ishin instaluar më parë.

Konkretisht, rrjeti më i madh privat për karikimin e automjeteve elektrike në Irlandë, EasyGo, ka paralajmëruar një investim të madh në stacione të karikimit të shpejtë në fshatrat dhe qytetet e vendit dhe synojnë ta instalojnë një pjesë të infrastrukturës së tyre në vendet ku ishin kabinat telefonike (ose janë ende).

Për ta udhëhequr Irlandën drejt përdorimit të automjeteve elektrike më të gjelbra, ne duhet ta kemi infrastrukturën e nevojshme, jo vetëm në qytete, por në të gjithë vendin”, komentoi Shefi Ekzekutiv i telekomit kryesor irlandez Eira, Oliver Loomes. Ai theksoi se, ashtu sikurse telefonat që me pagesë ishin me interes publik për shumë njerëz, karikuesit e instaluar tani do të luajnë atë rol.

Përveç 2400 pikave ekzistuese të karikimit në Irlandë, EasyGo ka njoftuar instalimin e 200 karikuesve të rinj të shpejtë, të cilët sigurisht do të mirëpriten nga numri në rritje i pronarëve të automjeteve elektrike. Sipas të dhënave nga shoqata që përfaqëson industrinë e automobilave në Irlandë, rreth një e shtata e automjeteve të shitura këtë vit janë automjete elektrike dhe pjesa e tyre do të vazhdojë të rritet./Electrek