Motorola prezanton verzionin e saj më të ri Edge 40 Neo

Motorola i pati prezantuar verzionet Edge 40 Pro në muajin prill dhe Edge 40 në maj, dhe tani ka ardhur edhe verzioni më i ri i quajtur Edge 40 Neo.

Është një telefon i mençur i mundësuar nga një procesor Dimensity 7030 i çiftuar me 12 GB RAM LPDDR4X dhe 256 GB memorie të brendshme, dhe përdor sistemin operativ Android 13 dhe mbështet funksionet e lidhjes Moto Connect dhe Ready For.

Telefoni celular ka një ekran të lakuar 6,55 inç FullHD+ 10-bit pOLED me një shpejtësi rifreskimi prej 144 Hz dhe një shkallë reagimi me prekje prej 360 Hz, mbulim me ngjyra DCI-P3 dhe një shkëlqim maksimal prej 1300 nits. Gjithashtu, ekrani ka një certifikatë HDR10+, sensort i gjurmëve të gishtave është nën të dhe një kamerë selfie 32 MP është vendosur në vrimën qendrore të punimit.

Në pjesën e pasme ka dy kamera të pasme, një kryesore 50 MP me stabilizues optik të pamjes dhe një 13 MP ultra e gjerë me një fushë shikimi 120 gradë dhe fokus automatik për fotografinë makro. Modelet e zeza kanë një panel të pasmë akrilik, ndërsa panelet e dy versioneve të mbetura janë prej lëkure vegan, gjë që i bën ato më të trasha dhe më të rënda në krahasim me versionin e zi.

Ky telefon i mençur është i disponueshëm në Pantone Black Beauty, PANTONE Soothing Sea dhe PANTONE Caneel Bay.

Edge 40 Neo është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit sipas standardit IP68, mbështet rrjetin 5G dhe NFC, dhe përdor altoparlantët stereo dhe teknologjinë Dolby Atmos. Pajisja mundësohet nga një bateri me një kapacitet prej 5000 mAh, e cila e mbështet karikimin 68ë. Paketa vjen gjithashtu me një karikues 68 ë që karikon baterinë nga 0 në 50 përqind në 15 minuta.

Motorola thotë se Edge 40 Neo e përforcon angazhimin e kompanisë për një të ardhme më të qëndrueshme. Edge 40 Neo shitet në paketim që nuk përmban plastikë, por boja përmban 60 për qind materiale të ricikluara.

Paketa vjen edhe me një maskë mbrojtëse nga kompania Agood me ngjyra të përshtatshme, e cila është e biodegradueshme dhe e bërë tërësisht nga bimët. Pasi të zëvendësohet, Agood mund ta riciklojë maskën dhe ta përdorë materialin për diçka tjetër./Klix.ba

Përgatiti: Nuhi Shala