Intelegjenca artificiale në Instagram do të ketë deri në 30 personalitete të ndryshme

Pamja e ekranit që ka rrjedhë në media thotë se chatbot do të jetë në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve dhe të ofrojë këshilla. Rivali i Instagramit, Snap, për shembull, lansoi chatbot-in e tij të bazuar në intelegjencën artificiale në fillim të vitit.

Meta po i zë të tjerët, me sa duket. The Verge raporton se kompania e Zuckerberg po fillon ta testojë potencialin social të chatbot-eve të AI.

Një pamje e ekranit e shpërndarë në Twitter nga insajderi Allesandro Paluzzi tregon atë që duket të jetë ekrani i ri për funksionin e ri të Instagram. Chatbots do të jenë në gjendje të japin përgjigje për pyetjet, të japin këshilla dhe të ndihmojnë përdoruesit të shkruajnë mesazhe. Ekrani përmend gjithashtu ‘mundësinë për të zgjedhur nga 30 personalitete të ndryshme të IA’.

Meta nuk ka njoftuar zyrtarisht ndonjë detaj në lidhje me prezantimin e veçorive të ngjashme, por chatbot-et duken si një drejtim logjik në të cilin mund të lëvizin ambiciet e Metës për IA. Shefi ekzekutiv i kompanisë Mark Zuckerberg tha në shkurt se Meta është duke ‘zhvilluar persona të IA që mund t’i ndihmojnë njerëzit në mënyra të ndryshme’ dhe se kompania po eksploron mënyra të reja për t’i vënë në dispozicion këta robotë në mënyra të ndryshme’ dhe se ata po eksplorojnë se si t’i bëjnë këta robotë të disponueshëm përmes bisedave me tekst, të tillë sikurse biseda në WhatsApp ose Messenger’.

Kompani të tjera gjithashtu e panë potencialin e chatbot-eve si një element social të platformës. Kështu, Snapchat ka lansuar një chatbot “My AI” i mundësuar nga ChatGPT i OpenAI, ndërsa faqet si Character po bëhen të njohura për të qenë në gjendje të stërviten dhe të bisedojnë me chatbot bazuar në personazhe të njohur imagjinarë. Edhe robotët që nuk janë trajnuar për këtë qëllim përdorin trajnime të veçanta të personalitetit. Shumë përdorues të Bing u befasuan nga personaliteti i tij specifik./The Verge

Përgatiti: Nuhi Shala