Ilustrim Parisi - Foto: REL/AFP

Të shtëna në Strasbourg, ka të vrarë e të plagosur

Dy persona janë vrarë dhe 11 janë plagosur në një incident të armatosur që raportohet të ketë ndodhur në qytetin francez Strasbourg.

Sipas informacioneve të “France Info”, incidenti ka ndodhur rreth orës 20 :00.

Burime të ndryshme thonë se ka pasur shumë të shtëna.

Rasti ka ndodhur te tregu i Krishtlindjeve.

Sipas “France Info”, në këtë rast janë përdorur një armë zjarri dhe një armë e ftohtë.

“Autori është identifikuar dhe është në kërkim”, njofton portali.