Tahir Arbneshi, Dekan i FShMN-së

Profesori i Kimisë në Fakultetin e Shkencave matematiko- Natyrore, Tahir Arbneshi, është zgjedhur dekan i këtij fakulteti.

Ai ka marrë besimin për ta drejtuar këtë fakultet pas votimit nga anëtarët e Këshillit Drejtues të FShMN-së.

Për Arbneshin votuan 32 anëtarë, 2 ishin kundër ndërsa pesë të tjerë abstenuan.

Pas votimit, dekani i ri premtoi bashkëpunim me kolegët në projektet e fakultetit.

“Do ta respektoj votën tuaj meqë është votë e shenjtë. Do të vazhdoj bashkë me ju të punoj në projekte për FShMN-në”, tha dekani i sapozgjedhur.