Zyrtare: Llapit i largohet mesfushori i njohur prizrenas

Llapi ka mbetur pa mesfushorin Blendi Memaj.

Aventura e mesfushorit Memaj ka zgjatur vetëm gjashtë muaj te Llapi i Tahir Batatinës.

Mesfushori prizrenas e ka konfirmuar largimin nga skuadra e Llapit, përmes llogarisë së tij në Facebook.

Memaj ka falënderuar drejtuesit e klubit dhe i ka uruar suksese skuadrës së Llapit.