Zyrtare: Kosova zhvillon miqësore me Kroacinë (Foto)

Federata e Futbollit e Kosovës, ka bërë të ditur se Kosova dhe Kroacia, do të zhvillojnë një miqësore.

Në Kosovë, ka qëndruar Kryetari i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Shuker, I cili është takuar me ndihmës trajnerin e Kombëtares së Kosovës A, Muharrem Sahitin.

Gjatë këtij takimi, Shuker dhe Sahiti, janë dakorduar që ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë,  të zhvillohet një miqësore.

Koha se kur do të zhvillohet ky takim nuk është bërë e ditur, mirëpo sipas njoftimit të FFK-së, do të vendoset në një të ardhme të afërt.

Më poshtë mund të shihni njoftimin e plotë të FFK-së.

 

 – Gjatë qëndrimit të djeshëm në Kosovë, presidenti i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Shuker, gjatë tërë kohës është shoqëruar nga ish-futbollisti ynë i mirënjohur, tani ndihmëstrajner i Kombëtares A, Muharrem Sahiti. Përveç se evokuan kujtimet e ligës dhe futbollit të atëhershëm, kur ata ishin yje në klubet e tyre, ata, biseduan edhe për punën dhe rezultatet e të dyja kombëtareve në vitet e fundit, teksa u dakorduan edhe për zhvillimin e një ndeshjeje miqësore ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në një kohë të përshtatshme për të dyja kombëtaret, për datën e të cilës do të vendosin në të ardhmen e afërt të dy presidentët e federatave.