Zyrtare: Dukagjini emëron trajnerin e ri (FOTO)

Skuadra e Dukagjinit të dielën e pranoi dorëheqjen e trajnerit Xhengis Rexhepi, pas humbjes nga Ballkani me rezultat 3-0.

Xhengis Rexhepi, kishte njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga klubi me mirëkuptim të dy palëve.

E sot klubi i Dukagjinit e ka konfirmuar trajnerin e ri.

Trajner i ri i Dukagjinit do të jetë Sverin Elezaj.

Elezaj e kishte drejtuar edhe më herët klubin nga Klina.

Dukagjini pozicionohet në vendin e fundit me shtatë pikë nga 12 xhiro.

Zyrtare: Jep dorëheqje trajneri i Dukagjinit (FOTO)