Flamurtari mposht Dukagjinin dhe ngjitet në vendin e 6

Flamurtari ka shënuar një fitore minimale ndaj Dukagjinit me rezultat 4-3, ndeshje e vlefshme për xhiron e 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-1.

Pjesa e dytë ishte më produktive sa i përket golave të shënuar.

Flamurtari i shënoi tre gola radhazi për rezultatin 4-1.

Mysafirët me dy gola në minutat e 78’ dhe 82’ e ngushtuan rezultatin në 4-3.

Pas kësaj fitoreje Flamurtari ngjitet në vendin e gjashtë me 40 pikë.

Dukagjini mbetet në vendin e fundit me 10 pikë.