Zgjedhjet, ministri i PDK-së kërkon lokacion për statujat e Fadil Vokrrit e Majlinda Kelmendit

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ka kërkuar nga kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, që të sigurojë dy lokacione, njëra për vendosjen e shtatores së Legjendës së Futbollit Kosovar “Fadil Vokrri” dhe tjetra për vendosjen e statujës për Kampionen me famë botërore Majlinda Kelmendi.

“Kam kërkuar nga kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti që të bëhet ndarja e një lokacioni të përshtatshëm afër Stadiumit ‘Fadil Vokrri’, për të vendosur shtatoren e legjendës së Futbollit Kosovarë Fadil Vokrri. Në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë ndër vite në fushën e sportit Ministria e Kulturës, Rinisë dhe  Sportit ka vendosur që të ndërtoj shtatoren për legjendën e futbollit Kosovar të ndjerin Fadil Vokrri”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Ministri Gashi po synon që edhe të vendosë edhe statujën e Majlinda Kelmendit.

“Duke marr parasysh sukseset e xhudistës me famë botërore dhe fituese së Medaljes së Artë në Lojërat Olimpike si dhe fituese së shumë kampionateve dhe garave ndërkombëtare, Federata Botërore e Xhudos ka vendosur për ta nderuar me ngritjen e një statuje ne Kryeqytetin e Republikës së Kosovës në Prishtinë”, thuhen ndër të tjerash në letrën që ministri Gashi drejtori i adresë të të parit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.