Xhudo: Distria fiton medaljen e bronztë në Pragë

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Europian të xhudos që po mabhet në Pragë të Republikës së Çekisë.

Distria Krasniqi e ka mposhtur francezen Melanie Clement, me ippon, në kategorinë në 48 kilograme.

Krasniqi gjatë ditës së sotme i shënoi tri fitore dhe një humbje. Në raundin e parë e kaloi pa luftë. Në të dytin mposhti Aisha Gurbanli të Azerbajxhanit, ndërsa në çerekfinale u mposht nga francezja, Shirine Boukli. Në repesazh mposhti rusen Irina Dolgova dhe francezen Clement.

Kjo është medalja e dytë në kampionate europiane për Distria Krasniqin, pasi në vitin 2018, në Tel Aviv e kishte fituar të argjendtën.

Po ashtu sot ka garuar edhe Flaka Loxha, e cila shënoi një fitore dhe një humbje në kategorinë në 57 kilogramë.

Nesër do të garoj Loriana Kuka.