Vushtrria – Flamurtari përfundon pa fitues (FOTO)

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Vushtrrisë dhe Flamurtarit me rezultat 2-2, e vlefshme për xhiron e nëntë në Superligën e Kosovës.

Vendasit e nisën mirë ndeshjen pasi kaluan në epërsi në minutën e 30’ me Klevis Lushaku.

Për dyfishimin e epërsisë u përkujdes Matheus De Paula në minutën e 60’.

Mirëpo, Flamurtari nuk u dorëzua dhe arriti ta ngushtoj epërsinë në minutën e 67’ me Egzon Krasniqin.

Mysafirët arritën ta gjejnë golin e barazimit në minutën e 80’ me Torviol Stullqakun.

Pas këtij barazimi Vushtrria mbetet në vendin e 11 me gjashtë pikë.

Ndërsa Flamurtari në vendin e 10 me tetë pikë.