VIDEO: Rrahje mes tifozëve të Dritës dhe Gjilanit

Fundi i pjesës së parë nuk ka qenë i mirë në derbin Drita – Gjilani.

KALLXO.com raporton se ka pasur përleshje të tifozërisë “Intelektualët” të Dritës dhe “Skifeterave” të Gjilanit.

Në këtë takim të pranishëm janë rreth 650 tifoz në tërësi.

Dritës i kanë takuar si vendas 550 tifozë, kurse Gjilanit rreth 100 tifozë.

Ky takim është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.