Derbi Drita – Gjilani zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Derbi gjilanas ndërmjet Dritës dhe Gjilanit i paraparë të zhvillohet në qytetin e Gjilanit, të dielën në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.

Por, për arsye se stadiumi i qytetit të Gjilanit është në ndërtim e sipër është ndërruar lokacioni.

Drita si nikoqire e këtij takimi ka vendosur që ndeshja të luhet në Prishtinë

Skuadra e Dritës ka njoftuar se derbi ndaj Gjilanit është zhvendosur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.