Drita – Gjilani, mbyllet pjesa e parë

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin gjilanas mes Dritës dhe Gjilanit me rezultat të bardhë 0-0, takim që po luhet në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës.

Ky takim është duke u luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Të dy skuadrat ishin të kujdesshme gjatë pjesës së parë duke mos i lejuar hapësira sulmuesve.

Kurse, Prishtina po e mposht Feronikelin me rezultat 0-2 me golat e Endrit Krasniqit dhe Leotrim Kryeziut.

Takimi mes Malishevës dhe Ballkanit është 0-0.