VIDEO - Derbi Drita – Gjilani, përleshja mes tifozëve dhe mungesa e policëve

Derbi Drita – Gjilanit gjatë ditës se sotme u shoqërua edhe me rrahjen e tifozëve dhe mungesën e policëve në momentin e përleshjes së tifozëve.

Pas përfundimit të pjesës së parë u përleshën tifozët e këtyre dy skuadrave, përleshje e cila zgjati disa minuta.

Ajo që u vërejt në momentin e përleshjes ishte mungesa e Policisë së Kosovës.

Në momentin e përleshjes ishin prezentë vetëm dy policë.

Rrahjen e ndalën sigurimat e ndeshjes të cilët janë të siguruar nga klubi i Dritës që ishte sot në cilësinë e vendasit.

Pjesa e dytë filloi me vonesë, pasi u kërkua siguri nga delegati i ndeshjes që mos të ndodhnin incidente të tilla.

Një numër i madh i policëve erdhën në stadium me të filluar pjesa e dytë.

Këtë takim e fitoi Gjilani me rezultat 0-2.

IMG_4323