Gjilani e fiton derbin e qytetit ndaj Dritës

Gjilani e ka fituar derbin e qytetit ndaj Dritës me rezultat 0-2, ndeshje e vlefshme për xhiron e gjashtë në Superligën e Kosovës që u luajt në Prishtinë.

Pjesa e parë ishte e qetë duke luajtur me kujdes nga të dyja skuadrat.

Pas përfundimit të pjesës së parë, pati një incident mes tifozëve të këtyre dy ekipeve.

Pjesa e dytë nisi me 15 minuta vonesë.

Fillimi i pjesës së parë i takoi Dritës duke rrezikuar me Haxhimusën e Muharrem Jasharin.

Gerhard Progni shënoi një supergol në minutën e 66’ për t’i kaluar mysafiërt në epërsi.

Dritës iu vështirësuan punët në minutën e 70’ pasi Balde u ndëshkua me karton të kuq.

Gjilani i dha fund çështjes së fituesit duke e dyfishuar epërsinë me Shend Kelmendin në minutën e 89’.

Drita e kishte mundësinë më të mirë në minutën e 89’ me Ilir Blakçorrin i cili e goditi transversalen.

Ky ishte derbi i parë i fituar nga Ismet Munishi prej se e ka marë udhëheqjen e klubit të Gjilanit.

Pas kësaj fitoreje Gjilani pozicionohet në vendin e pestë me 9 pikë.

Kurse, Drita mbetet në vendin e tretë me 11 pikë.

VIDEO – Tifozët e Dritës dhe Gjilanit përleshen mesvete