Trepça transferon basketbollistin grek 210 centimtra të gjatë

Dita e shtunë ka qenë e mirë për skuadrën mitrovicase të basketbollit Trepça.

Trepça ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Bashkimit në Prizren.

Pas fitores në Prizren, Trepça ka njoftuar se është përforcuar me basketbollistin grek, Stavros Toutziarkis.

Lajmin për transferimin e Toutziarkisit e ka bërë skuadra e Trepçës.

33 vjeçari luan në pozitën e qendrës dhe është i gjatë 210 cenimetra.