Trepça ’89 fiton me vështirësi ndaj Dukagjinit

Trepça ’89 ka shënuar një fitore të vështirë ndaj Dukagjinit me rezultat 2-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 19-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me një gol të bukur të Mark Milicajt në minutën e 23’.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Dukaginit 1-0.

Pjesa e dytë në tërësi i takoi mitrovicasve.

Vendasit e barazuan rezultatin në minutën e 70’ me Arb Manajn nga penalltia.

Heroi i mitrovicasve ishte Arb Manaj, që shënoi gol në minutën e fundit të ndeshjes për rezultatin 2-1.

Vlen të cekët se Dukagjini luajti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Granit Arifajt me karton të kuq në minutën e 75’.

Pas kësaj fitoreje Trepça ’89 pozicionohet në vendin e shtatë me 26 pikë.

Kurse Dukagjini në vendin e fundit me 9 pikë.