Tabela në Superligë, Ballkani as i pari as i dyti

Pas rifillimit të futbollit në Superligën e Kosovës, për dy xhiro, renditja në tabelë ka pësuar ndryshime të mëdha.

Ballkani në dy ndeshje ka marrë dy barazime pa gola ndaj Drenicës dhe Flamurtarit, barazime të cilat i kanë kushtuar me vendin e tretë në tabelë me 46 pikë.

Kurse, Prishtina nga vendi i katërt, është ngjitur në vendin e dytë me dy fitore ndaj Ferizajt dhe Vushtrrisë, me 47 pikë.

Vendi i parë i takon Dritës, me 49 pikë, dy më shumë se Prishtina që pozicionohet në vendin e dytë.

Dukagjini pozicionohet në vendin e fundit me 10 pikë, që e ka të sigurt rënien në Ligën e Parë, po ashtu në të njëjtën rrugë është edhe Vushtrria duke u pozicionuar në vendin e 11-të me 16 pikë.

Më poshtë mund ta shihni tabelën e Superligës së Kosovës në futboll, pas xhiros së 24-të.