Shtyhet fillimi i sezonit në futsall

Sezoni i ri i garave në futsall është shtyrë për një kohë të pacaktuar për shkak të pandemisë COVID-19.

Klubi i Prishtinës, ka publikuar në faqen zyrtare njoftimin që e kanë marrë nga Federata e Futbollit e Kosovës, i cila i ka njoftuar për shtyrjen e kampionatit.

Kampionati i ri në futsall ishte planifikuar që të niste më 12 shtator.

“Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se ka ndryshuar datën e hedhjës së shortit nga data 5 e cila ishte planifikuar tani do të jetë data 12 shtator, dhe rrjedhimit fillimi i edicionit i planifikuar me datën 12 Shtator do të shtyhet në afatë të pacaktuar”, thuhet në njoftimin e FFK-së që i ka dërguar kluebeve të futsallit.