Fillon sezoni pranveror në Futsall, këto janë rezultatet e xhiros së 9-të (Foto)

Sezoni pranveror në Superligën e Futsallit në Kosovë ka startuar këtë javë.

Xhiroja e nëntë ka sjellë tri fitore dhe vetëm një barazim.

Lideri i Superligës, Liburni ka fituar me rezultat të thellë 13-2 ndaj FC Mitrovicës.

Ndërsa edhe FC Prishtina e ka mposhtur me rezultat të thellë FC Prizrenin 8-1.

Fitore të thellë ka shënuar edhe FC Drenica ndaj FC Junikut me rezultat 8-0.

FC Besa dhe FC Peja i ndanë pikët me barazimin 1-1.

Pas xhiros së nëntë, Liburni është lider me 27 pikë me nëntë fitore dhe asnjë humbje apo barazim.

Në vendin e dytë është Prishtina me 24 pikë.