Futsall, skuadra nga Kosova mposht skuadrën rumune

Skuadra FC Liqeni në futsall ka shënuar fitore përballë FC United Galati me rezultat 6:4.

Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultat 3:2 në të mirë të skuadrës kosovare.

FC Liqeni shënoi tre gola të shpejtë në minutat 10 përmes Taulant Ismailit pastaj epërsia u dyfishua në minutën e 14-të përmes Camilo ndërsa për 3:0 shënoi Arbër Shkodra në minutën e 16-të.

Kur u mendua që pjesa e parë do të përfundon me këtë rezultat, skuadra rumune shënoi dy gola të shpejtë në minutat 19 dhe 20 të takimit përmes Araujo.

Pjesa e dytë e takimit nisi jo mirë për skuadrën kosovare pasi në minutën e 22-të të takimit shifrat u barazuan në 3 me 3, përsëri autor ishte Araujo.

Skuadra Kosovare e riktheu epërsinë përmes Arbër Shkodrës  në minutën e 24-të ndërsa për 5:3 u përkujdes Yulian që në minutën e 26-të.

Kundërshtarët nga Rumania ngushtuan epërsinë në 5-4 me një gol nga ndërprerja në minutën 33′, përmes Cires. Por për të mos lejuar befasi nga kjo ndeshje u përkujdes Camilo kur në minutën e 36-të të takimit riktheu sërish epërsinë prej dy golash.

Ndeshja në mes të FC United Galati dhe FC Liqeni është zhvilluar në kuadër të grupit 6 në kuadër të kualifikimeve për Evropianin e Futsallit.