Futsall: Mabetex Prishtina do të luajë në Ligën e Kampionëve

Kampion i sezonit 2019/2020, në Superligën e Kosovës në futsall është shpallur Mabetex Prishtina pasi e kishte mposhtur Prishtinën 01, në finale.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, gjatë ditës së sotme i ka pritur në zyrën e tij kampionët e Kosovës në futsall.

I pari i Prishtinës ka bërë të ditur se Mabetex Prishtina do të luaj në Ligën e Kampionëve, pas triumfit në Superligën e Kosovës.

“Me Mabetex Prishtina shkojmë̈ në Ligën e Kampionëve! Në vitin 2015 Prishtinës iu shtua edhe klubi në futsall dhe sot falë vullnetit, sakrificave e dashurisë për sportit arritën të shpallen kampionë të Kosovës dhe të sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.Mburremi me ju djema! Prandaj urime titulli kampion e ju priftë e mbara! Një jetë një Prishtinë! Kjo është motoja e kampionëve të rinj”, ka shkruar Shpend Ahmeti.