Themelohet klubi i parë i futsallit në Suharekë
14.12.2021 - 18:01
Suhareka njihet si njëri prej qyteteve që e ka vëmendjen e sportit me klubin e futbollit Ballkani dhe klubin e basketbollit KB Ylli.
Suharekës tani iu ka shtuar edhe një klub tjetër, FC 13 Qershori në futsall.
FC 13 Qershori është klubi i parë nga Suhareka në futsall që pritet të marrë pjesë në gara zyrtare që organizohen nga FFK-ja.
Ky klub është themeluar më 7 dhjetor dhe nga sezoni i ardhshëm do t’i nisë garat në Ligën e Parë.