Shaqiri: E ardhmja ime është në Liverpool

Për shkak të një problemi me pulpa, Xherdan Shaqiri ka qenë i detyruar të humbasë ndeshjet e javëve të fundit me Liverpool.

Por tashmë, sikurse raportohet nga “Liverpool Echo”, Shaqiri vetëdeklarohet gati të kthehet.

“Besoj se kam një të ardhme te Liverpool”, tha ai.

“Dëshiroj të pres për të luajtur në një rol të rëndësishëm në javët e ardhshme, sikurse ka deklaruar edhe trajneri Klopp”, deklaroi Shaqiri./RTK