Prishtina rinovon kontratat me katër futbollistë

Prishtina ka njoftuar se ka rinovuar kontratat me katër futbollist.

Skuadra nga kryeqyteti ka njoftuar se mesfushorët Lorik Boshnjaku dhe Endrit Krasniqi, kanë nënshkruar kontratë disavjeçare, duke mos bërë të ditur saktë se deri në cilin vit kanë nënshkruar kontratë.

Kurse portierët Eglant Haxho dhe Alban Muqiqi kanë nënshkruar kontratë një vjeçare.

Prishtina në këtë sezon po ashtu e ka ndërruar trajnerin, klub të cilin do ta udhëheq Zekirija Ramadani në vend të Armend Dallkut.