KOK; Foto në Facebook

Ky është orari i garuesve nga Kosova në Lojërat Olimpike Dimërore

Sot duke filluar nga ora 13:00 me kohën lokale në Kosovë, nisin Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin.

Kosova në këto Lojëra Olimpike do të përfaqësohet nga Kiana Kryeziu dhe Albin Tahiri.

Garat për Kosovën nisin më 6 shkurt, kur Albin Tahiri do të garojë në disiplinën e lëshimit. Pastaj me 7 shkurt pritet debutimi i Kiana Kryeziut në disiplinën sllallom i madh.

Skitari Albin Tahiri do të garojë edhe në tri gara tjera. Më 10,13 dhe 16 shkurt në disiplinat kombinim alpin, sllallom dhe sllallom i madh.

Dje gjatë ditës, trajneri i sportistëve olimpikë që pritet ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Agim Pupovci, është shprehur për KALLXO.com se përgatitjet kanë shkuar shumë mirë dhe garuesit nga Kosova janë të gatshëm për këto lojëra.

Lojërat Olimpike do të zgjasin deri me 20 shkurt.