Pupovci flet për KALLXO.com në prag të nisjes së Lojërave Olimpike Dimërore

Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin nisin nesër dhe do të zgjasin deri më 20 shkurt.

KALLXO.com ka kontaktuar Agim Pupovcin, trajnerin e sportistëve olimpikë që pritet ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike.

Pupovci ka thënë se përgatitjet kanë shkuar shumë mirë.

“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë, këto përgatitje janë një pjesë e përgatitjeve që mbahet para garave”, është shprehur Pupovci.

Trajneri po ashtu ka folur edhe për gjendjen e Kiana Kryeziut dhe Albin Tahirit që pritet ta përfaqësojnë Kosovën.

“Gjendja e garuesve është e mirë, tash janë në disa ushtrime para garave, duhet ta kuptojmë që është një garë shumë e fortë”, ka thënë Pupovci.

Ai po ashtu ka folur edhe për mikpritjen dhe organizimin nga ana e organizatorit.

“Organizimi është shumë në nivel, po ashtu edhe mikpritja është shumë e mirë”, ka thënë për KALLXO.com trajneri Pupovci.