Mesfushori i Prishtinës kërkon fitore ndaj Feronikelit

Prishtina dhe Feronikeli do të luhet të hënën nga ora 19:00, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, nga ora 19:00.

Kjo ndeshje do të luhet në kuadër të xhiros së 27-të në Superligë.

Mesfushori i kryeqytetasve Endrit Krasniqi kërkon fitore ndaj kampionit aktual të Superligës.

Ai ka thënë se kjo fitore i duhet nëse dëshirojnë që të luftojnë për titullin e kampionit.

“Ne duhet të merremi më shumë me ekipin tonë, kjo besoj është më e rëndësishmja. Kështu që mbetët që në ndeshjet e ardhshme të kryejmë detyrat tona të cilat na i cakton trajneri dhe t’i fitojmë tre pikët më se të domosdoshme. Më e mira është që tani e kemi harruar lojën me Llapin, ndeshje që tani ka kaluar dhe duhet të përqendrohemi në qindpërqindtëshin tonë. Feronikeli edhe pse pak janë shkëputur prej objektivave, por respekt maksimal, sepse janë ekip i mirë, por neve na mbetët të kryejmë detyrat tona nëse veç duam të vazhdojmë luftën për titull”, ka thënë mesfushori, Endrit Krasniqi, për faqen zyrtare të Prishtinës.

Prishtina mbetet në vendin e dytë me 51 pikë, shtatë pikë më pak se Drita që pozicionohet në vendin e parë me një ndeshje më shumë.