Llapi – Shkupi, mbyllet pjesa e parë pa gola

Ka përfunduar pjesa e parë mes Llapit dhe Shkupit me rezultat 0-0, ndeshje e vlefshme për rundin e parë në Ligën e Konferencës.

Ky rezultat i konvenon Shkupit, pasi e kanë fituar ndeshjen e parë me rezultat 2-0.

Llapi e nisi ndeshjen më mirë duke rrezikuar me sulmuesin anësor Adem Maliqi në minutën e 11’ goditjen e të cilit e priti portieri i Shkupit.

Në minutën e 14’ Llapi kërkoi penallti pasi u pengua sulmuesi Adem Maliqi, por ashtu nuk mendoi gjyqtari nga Austria, Walter Altmann.

Llapi rrezikuan edh në minutën e 19’ duke i ofruar golit me Firminon.

Vendasit u treguan të rrezikshëm edhe me Kushtrim Shabanin në minutën e 30’ i cili goditi fortë në drejtim të portës së Shkupit, por goditjen e tij e priti portieri i mysafirëve.

Llapi e shtoi intensitetin e lojës ofansive duke rrezikuar përsëri në minutën e 34’ nga ndërprerja, por përsëri i vëmendshëm u tregua portieri Kristiljan Naumovski duke e dërguar topin jashtë portës.

Mysafirët u treguan të rrezikshëm në minutën e 44’ me sulmuesin Kire Markoski.