Llapi eliminohet nga Liga e Konferencës

Llapi është eliminuar nga Liga e Konferencës pas barazimit 1-1, ndaj Shkupit në ndeshjen kthyese të rundit të parë në Ligën e Konferencës.

Shkupi kualifikohet në rundin e dytë falë fitores në ndeshjen e parë me rezultat 2-0.

Llapi e nisi ndeshjen më mirë duke rrezikuar me sulmuesin anësor Adem Maliqi në minutën e 11’ goditjen e të cilit e priti portieri i Shkupit.

Në minutën e 14’ Llapi kërkoi penallti pasi u pengua sulmuesi Adem Maliqi, por ashtu nuk mendoi gjyqtari nga Austria, Walter Altmann.

Llapi rrezikuan edh në minutën e 19’ duke i ofruar golit me Firminon.

Vendasit u treguan të rrezikshëm edhe me Kushtrim Shabanin në minutën e 30’ i cili goditi fortë në drejtim të portës së Shkupit, por goditjen e tij e priti portieri i mysafirëve.

Llapi e shtoi intensitetin e lojës ofansive duke rrezikuar përsëri në minutën e 34’ nga ndërprerja, por përsëri i vëmendshëm u tregua portieri Kristiljan Naumovski duke e dërguar topin jashtë portës.

Mysafirët u treguan të rrezikshëm në minutën e 44’ me sulmuesin Kire Markoski.

Shkupi e nisi më mirë pjesën e dytë duke dalë në kundërsulm me sulmuesin Kire Markovskin i cili dështoi të shënonte i vetëm përballë portierit Çoriq.

Mysafirët përsëri rrezikuan me Frreddy Alvarezin nga kudnërsulmi në minutën e 55’ duke iu afruar golit.

Llapi rastin më të mirë në pjesën e dytë e pati me Kastriot Selmanin në minutën e 66’ i cili i vetëm goditi jashtë portës.

Benjamin Emini i Llapit u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 74’ duke ia vështirsuar venasve punët.

Shkupi e shfrytëzoi epërsinë numerike të lojtarëve për mrekulli duke kaluar në epërsi në minutën e 78’ me Adem Aliun.

Llapi e barazoi rezultatin në minutën e 83’ me Drilon Fazliun.

Deri në fund të takimit të dy ekipet kishin raste të mirë për gol, por nuk i shfrytëzuan.