Batatina: Sot pashë gjyqtar më të dobët se gjyqtarët tonë, nuk do të ankohem më te gjyqtarët e Superligës

Llapi është eliminuar nga Liga e Konferencës pas barazimit 1-1, në ndeshjen e kthimit ndaj Shkupit.

Skuadrën e Llapit e paralizoi humbja në ndeshjen e parë me rezultat 2-0.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka deklaruar pas ndeshjes se skuadra e tij fitoi shumë eksperiencë.

“Po mendoj që është hera e parë dhe Llapi fitoi shumë eksperiencë, u eliminuam sot, por treguam që futbolli i Kosovës ka ecur, luajtëm me nënkampionin e Maqedonisë, mund të jemi më lartë së ta, nuk u kualifikuam, por dhamë maksimumin. Nuk realizuam në pjesën e parë, u munduam në pjesën e dytë të ndryshojmë në skemën e lojës”, tha fillimisht Batatina pas ndeshjes.

Batatina shtoi se gjyqtari i kësaj ndeshje e dëmtoi skuadrën e tij nuk mos i akorduar dy penallti.

“Shkupi më shumë është mbrojtur, djemtë e kanë dhënë maksimumin, kemi humbur – por kemi luajtur shumë më mirë se Shkupi, ndoshta eksperienca ndikoi, e do të na ndihmojë në të ardhmen.I takova disa persona të FFK, sot pashë gjyqtar më të dobët se gjyqtarët tonë – nuk do të ankohem më tek gjyqtarët  e Superligës. Reagimet e mia kanë qenë se penalltia e dytë, s’ka çfarë të bëjë me një lojtarë që të jetë penallti. Ky nivel i referimit as në Superligë nuk mund të referojë. Po te ishin dy penalltitë e akorduar, arbitri i dha kahje tjetër lojës”, përfundoi ai.