Llapi – Ballkani përfundon pa fitues (Foto)

Llapi dhe Ballkani, i kanë ndarë pikët, pasi kanë barazuar me rezultat 0-0, në ndeshjen e xhiros së tretë në Superligën e Kosovës.

Të dy ekipet gjatë tërë lojës u munduan që ta gjejnë rrugën e golit të tre pikëshit, por asnjëra prej tyre nuk ia arriti.

Llapi pas tri xhirove pozicionohet në vendin e pestë me katër pikë.

Kurse Ballkani në vendin e tretë me pesë pikë.