Gliha tregon arsyen pse nuk e ftoi Leart Paqaradën

Mbrojtësi i krahut të majtë Leart Paqarada nuk është ftuar për dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës, miqësoren ndaj Jordanisë dhe ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Greqisë.

Trajneri i Kosovës, Primozh Gliha është pyetur në konferencë për media se cila ka qenë arsyeja që nuk e ka ftuar Paqaradën.

Ai ka treguar se e ka preferuar më shumë Fidan Alitin për krahun e majtë, pasi luan më mirë në fazën e mbrojtjes, kurse Paqaradën e konsideron më shumë si lojtar ofansiv.

“E njoh mirë Leartin dhe normalisht që ai ishte në opsion për këto ndeshje. Mirëpo, Paqarada është i prirur për të luajtur më shumë në aspektin ofensiv dhe jo defansiv. Kështu që, kam menduar më shumë për repartin ofensiv dhe kam preferuar lojtarë tjerë si Fidan Aliti. Nëse do të jem më shumë në krye të Kosovës, Paqarada do ta ketë rastin e vet”, është shprehur Gliha.