
Në 11shten më të mirë në Gjermani, por Paqarada ende nuk po ftohet nga Kosova
22.3.2022 - 11:00
Leart Paqarada po kalon në një super formë të mirë këtë sezon në kuadër të ligës së dytë të Gjermanisë në futboll.
Ai këtë sezon ka zhvilluar 27 paraqitje, ku ka arritur të shënojë 2 gola dhe të dhurojë 9 asistime për ekipin e tij St.Pauli. Asistimi i fundit i tij u realizua gjatë këtij vikendi.
Paqarada është zgjedhur në formacionin e javës në Gjermani për xhiron sapo lamë pasë.
Përkundër super formës së mirë, Paqarada nuk është ftuar as për dy ndeshjet e radhës miqësore që Kosova do të zhvillojë këtë muaj.
Paqarada për Kombëtaren e Kosovës deri më tash ka zhvilluar 21 paraqitje dhe ka arritur që të shënojë vetëm një herë.
Paqarada iu bashkua St. Paulit nga Sandhausen në gusht të vitit 2020 dhe ka kontratë deri në vitin 2023.