Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Suedinë

Kombëtarja e Kosovës është duke e zhvilluar stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri”, para ndeshjes ndaj Suedisë, e cila luhet të dielën nga ora 20:45, e vlefshme për kualifikimet për Botërorin “Katari 2022”.

Challandes e ka nisur stërvitjen stërvitjen e sotme e ka nisur duke i dhënë instruksione individuale Bersant Celinës.

Mbrojtësi, Fidan Aliti ka bërë stërvitje të personalizuara në 15 minutat e para të stërvitjes.

Kosvës për këtë ndeshje do t’i mungojnë Valon Berisha, Amir Rrahmani, Ibrahim Dresheviq dhe Arijanet Muriq.

Në grupin B për kualifikime në Kampionatin Botëror “Katari 2022” me Kosovën gjenden Suedia, Greqia, Spanja dhe Gjeorgjia.