Kosova U21 mposhtet nga Katari U23

Kosova U21 ka pësuar humbje në ndeshjen e parë miqësore në Doha nga Katari U23 me rezultat 2-0.

Trajneri gjerman Michael Nees e ka nisur karrierën e tij te Kosova U21 me humbje.

“Dardanët” e rinj nuk munden t’i rezistojnë skuadrës Olimpike të Katarit.

Ndeshja u zhvillua në fushën numër 4 në “Aspire Academy”.

Miqësorja tjetër kundër skuadrës Olimpike të Katarit që udhëhiqet nga kiliani Nicolas Cordova, do të luhet më 29 mars.