Kosova me fanella të veçanta kundër Anglisë

Kombëtarja e Kosovës me 10 shtator do të përballet me Anglinë në stadiumin “St.Mary’s Stadium” në Southampton.

Kosova do të paraqitet me fanella të veçanta në ndeshje ndaj Anglisë.

Këtë e ka konfirmuar FFK-ja përmes një postimi në Facebbok dhe kompania e veshjeve sportive “Fourteen”.

“Sfida e tyre e guximshme nuk do të harrohet kurrë. Për herë të parë Kosova do të luajë rol udhëheqës në vendin ku lindi sporti më i dashur në botë. A jeni gati për fanellën e re? #UEFAEURO2020 #qualification – Anglia vs Kosova, Stadiumi Mary’s – e martë, 10 shtator 2019”, thuhet në publikimin e FFK-së në rrjetet sociale.

Me sa duket, fanellat e reja do të prezantohen pas datës 7 shtator, pra pas ndeshjes Kosovë- Çeki.