Kosova mban stërvitjen e fundit në terr para ndeshjes ndaj Maqedonisë së Veriut

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes ndaj Maqedonisë së Veriut, e cila luhet nesër nga ora 20:45, në stadiumin “Tose Proeski”, në Shkup.

Stërvitja e “Dardanëve”, ka nisur në orën 18:00, në stadiumin “Tose Proeski”, por një pjesë të stërvitjeve e kanë zhvilluar në terr, pasi organizatorët e kësaj ndeshje nuk i kishin ndezur reflektorët.

“Dardanët”, e kanë zhvilluar stërvitjen deri në fund edhe pse për një pjesë të saj kishin mungesë të ndriçimit.