Ja sa do të kushtojnë biletat për ndeshjen Kosovë – Mali i Zi

Gjatë ditë së sotme u bë e ditur se kur do të dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë- Mali i Zi, e cila luhet me 14 tetor, e vlefshme për kualifikimet e “Euro 2020”.

Biletat për ndeshjen Kosovë – Mali i Zi, do të dalin në shitje me 7 tetor prej orës 16:00, këtë e konfirmoi kompanica e cila e bën shitjen e biletave online “tiks.app”.

Po ashtu, kjo kompani “tikss.app”, ka bërë të ditur se sa do të kushtojnë biletat për këtë ndeshje.

Çmimet e biletave për ndeshjen Kosovë – Mali i Zi, do të jenë si më poshtë:

VIP – 80 euro
Perëndim – 15 dhe 20 euro
Lindje – 10 dhe 15 euro
Veri dhe jug – 5 euro.

 

Zyrtare: Mësohet data se kur dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Mali i Zi (Foto)